Enj, Sht 24, 2020
Banner Top
Banner Top
Fillimviti i ri shkollor në komunën e Skënderajt – Fshatrat numër të vogël nxënësish

Pothuajse sikur në të gjitha qytetet tjera të Kosovës, edhe në Skenderaj ka filluar viti i ri shkollor në kohën e përcaktuar.

Janë drejtorët dhe mësuesit e disa prej këtyre shkollave që tregojnë se ky vit i ka gjetur këto institucione të përgatitura maksimalisht për ecurinë normale të mësimit në kohë pandemie.

Për dallim nga dy shkollat fillore e qytetit, ku ka një numër të madh nxënësish dhe haset sadopak vështirësi në mbajtjen e distancës, në fshatra ky problem po del të jetë shumë i thjeshtë. Një shembull konkret për këtë është shkolla “Pavarësia” në fshatin Krasaliq të Skënderajt e cila po ia del shumë mirë në menaxhimin e një situate të tillë.

Sipas Shpetim Hetemi, mësues në këtë fshat, ky fillimvit po ecën mjaft mirë sa i përket mbarëvajtjes së mësimit. Ai, ndër të tjera, tregoi se numri jo shumë i madh i nxënësve po e bën më të menaxhueshëm këtë proces.

“Këtu në Krasaliq ka vetëm një paralele për secilën klasë, secila prej tyre me 10./15 nxwnws. Kjo tregon për një numër jo shumë të madh nxënësish dhe një mundësi më të mirë për menaxhimin e klasave”, shpjegon Hetemi për portalin shëndetësor Familja jonë.

Ai më tutje vazhdon të tregojë se shkolla i ka plotësuar tëgjitha kushtet për mësim dhe se nxënësit ka ruajtur distancën, duke u ulur kështu secili veçmas në një bankë. Ndërkaq, sa i përket fëmijeve, Hetemi shprehet mjaft i kënaqur me interesimin e shprehur për mësim nga ta, përkundër situatës jo shumë të mirë që kemi kaluar këto pesë muaj.

“Realisht jam i kënaqur me angazhimin dhe disponimin që po tregojnë nxënësit në këto ditë të para, pasi nuk ishin kohë tëmira ato që kaluam. Është mirë që ata sërish iu kthyen bankave shkollore”, shtoi tutje Hetemi.

Shkolla “Pavarësia” në Krasaliq ka afërsisht 150 nxënës brenda saj, shifër kjo jo shumë e lartë në raport me dy shkollatfillore të qytetit, “Ahmet Delia” dhe “Shaban Jashari”, qëmomentalisht janë të mbipopulluara nga numri i madh i nxënësve.

Numra të njëjtë të nxënësve sikurse në Krasaliq ka edhe në fshatra tjera të rrethinës së Skënderajt. Fshati Rakinicë ka afro 100 nxënës, ndërsa edhe fshatrat e tjera si Likoc, Rezallë, Klinë, Llaushë etj., nuk gumëzhinë nga numri i lartë i fëmijëve në to.

Arkiva

Kategoritë