Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Fëmijë të llastuar? Kuptoni përmes këtyre shenjave!

Asnjë prind nuk dëshiron të rrisë një fëmijë të përkëdhelur, por nganjëherë
dëshira e prindërve për t’i dhënë fëmijëve të tyre vetëm më të mirat dhe për ta bërë jetën e tyre sa më të rehatshme dhe të sigurt, mund të shkaktojë rezultate që nuk janë në përputhje me planin e tyre.

Psikologët e fëmijëve kanë punuar me këtë problem për një kohë të gjatë.

Ata e quajnë atë “The Spoiled Child Syndrome” që karakterizohet nga modele të caktuara të sjelljes së një fëmije. Ja shenjat që tregojnë praninë e këtij sindromi:

1.Fëmija është i sjellshëm me njerëzit e tjerë, por nuk ju falënderon asnjëherë juve
2.Nuk mund të merret me punët e thjeshta shtëpiake.
3.Nuk shoqërohet me bashkëmoshatarë dhe është i sigurt se ata sillen në mënyrë të gabuar.
4.Shpesh bën naze kur nuk merr atë që dëshiron.
5.Nuk i pëlqen aktivitetet që përfshijnë konkurrencën.
6.Flet me prindërit ashtu siç bëjnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk ka asnjë lidhje me “të qenit miq” me ta.
7.Fëmija ka vetëbesim të ulët.
8.Dëshiron të pushtojë gjithë kohën tuaj të lirë.
9.Nuk e njeh autoritetin dhe shpesh debaton me të rriturit.
10.Nuk e kupton vlerën e parave.
11.Shpesh ankohet se është i mërzitur.
12.Nuk mund të kontrollojë emocionet e tij/saj.

Arkiva

Kategoritë