Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
FAZAT E KAPJES SË TRURIT NGA COVID-19

Shkruar nga: Blerim Myftiu, Neurolog

Gjatë muajit të kaluar në Journal of Alzheimer’s Disease është botuar një shqyrtim (review) përmbledhës për dëmin e Covid-19 në sistemin nervor qendror. Sipas kësaj përmbledhjeje, faza e parë e sëmundjes mbetet e lokalizuar me dëmtimin e qelizave sipërfaqësore të hundës dhe të gojës. Në fazën e dytë formohen trombet e gjakut të cilat mund të udhëtojnë nga mushkëritë në drejtim të trurit duke shkaktuar infarkte, kurse në fazën e tretë virusi kalon direkt në tru, duke e kapërcyer kësisoj barrierën hematonecefalike (mbrojtjen kryesore të trurit ndaj agresorëve të jashtëm).

Tërhiqet vëmendja që pacientët të cilët manifestojnë simptoma potenciale neurologjike, siç janë kokëdhembja, marramendja, vjellja,konfuzioni, sulmet epileptike apo shenja sugjeruese për infarkte trunore, t’i nënshtrohet rezonancës magnetike të trurit dhe të përcillen edhe pas lirimit nga spitali nga ana e neurologut.

Shenjat karakteristike të fazës së dytë, të së ashtuquajturës “stuhi imunologjike” përfshijnë lodhjen, paralizën e njëanshme trupore, mpirjen po ashtu të njëanshme, të parit çift, humbjen e të folurit apo të drejtpeshimit. Kurse, me depërtimin e virusit në tru, pacientët manifestojnë sulme epileptike, konfuzion, delirium, humbje të vetëdijes, e cila kulmon në komë dhe vdekje.

Arkiva

Kategoritë