Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Favorizoni njërin nga fëmijët tuaj? Mësoni se si ndikon kjo në shëndetin e tyre!

Fëmija “i preferuar” dhe “i pafavorizuar” do të ndikojë negativisht kur ata të arrijnë moshën e rritur, ngase ideja e të pasurit një fëmijë të preferuar i tmerron të vegjëlit.

Megjithatë, 85 për qind e të anketuarve në një studim besonin se nënat e tyre me të vërtetë e favorizonin një fëmijë mbi tjetrin.

E ndoshta ky fakt I dhimbshëm është I vërtetë për fëmijërinë tuaj apo edhe për familjen që ju keni krijuar tashmë.

Faktorët si stresi mund të kenë një ndikim të madh në atë se si një prind i trajton individualisht fëmijët e tyre, raporton Mamamia.

Çuditërisht, favorizimi i përceptuar mund të jetë tepër i dëmshëm dhe kjo mund të krijojë një çarje mes vëllezërve e motrave. Kjo ndjenjë e ndarjes dhe largimit është diçka që mund të vazhdojë ede atëherë kur ata të arrijnë moshën madhore.

Për fëmijën që nuk ndihet i favorizuar në mënyrë specifike, pasojat mund të jenë shkatërruese:

“Fëmija i pafavorizuar mund të ndjehet i mposhtur dhe i pamotivuar, si rezultat i përpjekjeve të mëdha për të marrë afirmimin dhe mbështetjen e prindërve, pa sukses”, thotë Yelena Gidenko, PhD, LPC, një këshilltare profesionale e licencuar.

“Ai ose ajo mund të vuajë nga depresioni, të fitojë ndjenja të urrejtjes ose të xhelozisë“, shpjegon ajo.

Më tutje ajo shton: “Fëmijët e pafavorizuar mund të kenë një kohë të vështirë të pranojnë se kush janë ata, pasi ata nuk ndihen të pranuar nga prindërit e tyre”.

Nuk është vetëm fëmija “i pafavorizuar” i cili është i dëmtuar – as “i preferuari” nuk mund të shpëtojë i padëmtuar.

“Fëmijët e preferuar mund të ndjejnë se rregullat nuk u përshtaten atyre,” thotë Dr. Gidenko.

Përndryshe, nganjëherë skenari i kundërt mund të ndodhë me fëmijën “e favorizuar”, dhe ata në vend të dashurisë dhe favorizimit mund të përjetojnë ankth dhe pasiguri nga fëmijëria e më tutje edhe në moshën madhore./Familja Jonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë