Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Farat e domates më të mira se aspirina

Disa studime klinike, kanë zbuluar se farat e domates përmbajnë një xhel natyral i cili përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon mpiksjen e tij.Kjo substancë që nuk ka as ngjyrë dhe as shije mund të shtohet edhe në ushqime të tjera pa ndryshuar  karakteristikat e tyre.

Xheli natyral i farave të domateve është tashmë në përdorim në disa pije dhe lëngje frutash dhe pritet të përdoret edhe në ushqime të tjera.

Substanca ka marrë aprovimin e autoriteteve evropiane të shëndetit sipas të cilëve ajo përbën një alternativë më të shëndetshme të aspirinës kundër mpiksjes së gjakut.

Mjekët kardiologë shpesh u rekomandojnë pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare të marrin një aspirinë në ditë.

Ky medikament është i njohur për përmirësimin e qarkullimin dhe parandalimin e mpiksjes së gjakut.

Megjithatë aspirina ka një efekt anësor të dëmshëm.

Pas një periudhe të caktuar, ajo dëmton stomakun dhe nxit formimin e ulçerës.

Farat e domates kanë të njëjtin ndikim në qarkullimin e gjakut por pa efekte anësore.

Përmirësimet që ofrojnë farat e domates  që tre orë pas tretjes.

Zbulimi i rolit të farave të domates dhe xhelit që ato përmbajnë u krye nga Instotuti Rowett i cili ka analizuar gjithashtu edhe ndikimin pozitiv të regjimit mesdhetar të ushqyerjes.

Disa prej bazave të këtij regjimi ushqimor që është shumë i mirë për zemrën janë: vitamina C, acidet yndyrore Omega-3, yndyrnat e shëndetshme dhe antioksidantët. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë