Mër, Tet 21, 2020
Banner Top
Banner Top
Farat e avokados, mrekulli për fytyrën!

Farat e avokados janë në gjendje të neutralizojnë mikroorganizmat e dëmshëm.

Ato përmbajnë saponina që nxisin metabolizmin tonë dhe ndihmojnë trupin të heqë qafe kolesterolin e keq.

Përveç kësaj, farat përmbajnë kalcium, magnez, dhe vitaminë C. Është shumë e rekomandueshme që t’i përdorni farat e avokados si një produkt kozmetik ose shtojcë ushqimore.

Falë efektit të tyre antibakterial, farat e avokados kanë një ndikim të mirë në ngjyrën tonë të lëkurës dhe shëndetin e flokëve.

Për të përdorur farat duhet t’i hiqni fillimisht cipën kafe. Më pas pjesën e brendshme e grini imët me një rende dore.

E lini të thahet për të paktën 20 minuta.

Si ta përdorni për fytyrën?

Bashkoni pluhurin e farës së avokados, me një lugë gjelle argjilë. Shtoni pak ujë dhe e trazoni mirë derisa të bëhet një pastë.

Aplikojeni në fytyrë, duke shmangur zonën e syve. Pas 15 minutash, lani fytyrën dhe aplikoni një krem ​​hidratues.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë