Enj, Tet 22, 2020
Banner Top
Banner Top
Familja e kungullit mund të jetë luga e parë e bebit tuaj, produkt ideal për 6+.

Gatuar nga: Teuta Pozhegu Beqiri
Këshilla dhe Receta për Beba&Fëmijë (FB&IG)

Kungulli veror(kungullesha) zucchini, kungull vjeshtor, kungull i ëmbël (butternut squash) dhe cilido lloj tjetër i kungullit është tërësisht i sigurt për bebet, edhe po ashtu është me shije neutrale. Kungulli ruhet shumë lehtë në ngrirje të thellë, me kusht që ta ruani si të pazier/papjekur. Ndërsa, tanimë kemi përfunduar perimet dhe frutat, vazhdojmë me përfshirje të produkteve të tjera.

Kungullesha nuk është alergjente e fortë sido çoftë mund të shkaktojë një të tillë andaj mos harroni:

  • Jepet 3 dite i njëjti përbërës për pranim shijesh dhe reaksion alergjik.
  • Sasia që një bebe në këtë fazë mund të konsumoj është prej 30-80 gramë dhe nuk është shqetësuese sepse si normë e tillë rekomandohet po ashtu në udhëzuesin e OBSh’së të principeve të ushqyerit me ushqim të ngurtë te bebet.
  • Pas çdo racioni fëmijës duhet ti ofrohet ujë, dhe sasi që një bebe mund të pijë mund të varioj nga 10 ml deri ne 30 ml për racion, dhe për një bebe që ushqehet me qumësht gjiri nuk është shqetësuese edhe nëse nuk pi ujë mjaftueshëm sepse e zëvendëson përmes qumështit të gjirit

Në ditët në vijim te menyja e fëmijës mund të prezantohet si Pure, Supë, Pjesë e një salce, Tave, Embëlsire, Fingerfood për fëmijë.

Vetitë e mëdha ushqyese kungullin e bënë produkt të domosdoshëm në mënyrë tona përfshirë fëmijëve tanë që nga muaji i 6, ndërsa fati më i madhe qëndron në atë që të gjitha llojet e kungujve rriten në trevat tona dhe nuk kanë kosto të lartë të blerjes.

Për çdo shqetësim gjatë dhe pas ushqyerjes së fëmijës suaj ju lutem drejtohuni pediatrit të fëmijës tuaj apo ndihmës përkatëse mjekësore .

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë