Fri, Sep 20, 2019
Banner Top
Fakte interesante për shtatzëninë

Planifikimi i shtatzënisë është gjithmonë hapi më i mirë që ju mund të bëni.

Konsultohuni me gjinekologun tuaj, nga Spitali Sirona, për të vërtetuar që jeni të gatshme për t’u bërë nënë, ndërkohë edhe mësoni shumë gjëra rreth shtatzënisë.

Çfarë të gjithë dimë për shtatzëninë? Marramendje, dhimbje shpine, naze, ndërrim i disponimit etj. Por  a e dini për shembull që disa foshnje thjesht nuk qajnë kur lindin?

Përmes këtij artikulli ne do ua shpjegojmë edhe disa gjëra që nuk thuhen shpesh për shtatzëninë

Shtatzënia nuk zgjatë gjithmonë 9 muaj. Ajo mund të zgjasë deri në një vit. Për shembull, Beulah Hunter, ka qenë shtatzënë për 375 ditë. Fetusi i saj është rritur shumë ngadalë, por në fund foshnja ka lindur e shëndetshme.

 Uturusi rritet për 500 herë më shumë se normalja gjatë shtatzënisë, por vetëm dy muaj pas lindjes, ai kthehet në formën normale. Normalisht forma e uturusit përpara shtatzënisë është sa madhësia e një pjeshke e gjatë muajve të shtatzënisë rritet sa një shalqi.

Gjatë muajve kur një grua pret fëmijë, nuk rritet vetëm gjoksi dhe beli por edhe numri i këmbës.

Bebet mund të qajnë edhe sa janë ende në barkë. Ato e zhvillojnë këtë aftësi në tremujorin e tretë dhe të qarat zakonisht ndodhin si përgjigje ndaj ndonjë zhurme që ndodh në abdomenin e nënës. Imazhet me ultratinguj të regjistruara në video e kanë vërtetuar këtë gjë.

Shenjat e gishtave  tek foshnjat formohet në javën e 10 dhe 19 të shtatzënisë dhe nuk ndryshojnë deri në fund të jetës. /Familja Jone

Banner Content

Arkiva

Kategoritë