Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Elezi : “Mos shani e ofendoni ata që po qëndroj 24/7 në shërbime shëndetësore”

Shkruar nga Magbule Elezi – Kryetare e Shoqatës së Mamive të Kosovës

Në vendim tim të dashur për aq kohë sa mungon drejtësia, çdo paragjykim llogaritet më shumë se gjykim e që është lënduese sepse padrejtësia po na mbyt

Të dashur/a qytetar/e,
Mos shani e ofendoni ata që po qëndroj 24/7 në shërbime shëndetësore, ata janë duke respektuar detyrat dhe kompetencat e dhëna

Përpara se të shani e të ofendoni pyeteni vetën se kënd e keni përkrahur politikisht e politika ka rol të rëndësishëm në Kosovë e sidomos në Shëndetin Publik.!

Prandaj,
Kërkoni llogari nga ata që nuk e rritën numrin e stafit mjekësor e që asnjëherë nuk i ofruan kushtet e punës. Mjekët dhe Infermierët janë të fundit për të mos thënë hiq… për t’u gjykuar.!

Nuk është e lehtë të kuptoni natyrën e punës dhe po të keni mundësi të veshni atë uniform dhe të shihni se si është të kujdesesh për 10 e më shumë pacientë duke të kërkuar ndihmë e në faktë t’i ke dy duar, të qëndrosh 12h në këmb pa pasur mundësi për të pauzuar, të kesh përgjegjësi shëndetin e gjithë atyre pacientëve e më pas shani e ofendoni nëse mundeni.!!!!

Koleg/e,
Vazhdoni punën tuaj të shenjët dhe shpëtoni jetë, ne jemi bashkë dhe shumë krenarë me profesionin tonë. “ Mos u dorëzoni asnjëherë”.
Udhëheqësit në vendin tonë “fatkeqësisht” nuk ka me kuptuar asnjëherë se sa i rëndësishëm është investimi në shëndetësi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë