Hën, Tet 26, 2020
Banner Top
Banner Top
ELEKTRONEUROMIOGRAFIA

Shkruar nga Dr. Blerim MyftiuNeurolog

ENMG-ja është metodë ekskluzivisht diagnostike dhe në shumë sëmundje që i prekin nervat dhe muskujt ka rol përcaktues në diagnostikimin apo në përcaktimin e kahut në të cilin do të orientohet hulumtimi i mëtutjeshëm. Disa prej sëmundjeve në të cilat ENMG-ja është e dobishme janë:

  • Neuropatia diabetike (sëmundja e sheqerit) dhe neuropatitë e tjera metabolike
  • Diskopatitë cervikale dhe lumbale
  • Neuropatitë e trashëguara (Charcot-Marie-Tooth)
  • Neuropatitë e fituara (akute dhe kronike) inflamatore (sindroma Guillan-Barre, polineuropatia demielinizuese inflamatore kronike, neuropatia multifikale motorike)
  • Neuropatitë kompresive (sindroma e tunelit karpal, neuropatia ulnare, neuropatia radiale, neuropatia peroneale, sindromat e tunelit tarsal)
  • Neuropatitë toksike (pas kemoterapisë, pas ekspozimit aksidental apo profesional ndaj toksineve)
  • Miopatitë inflamatore (dermatomioziti, polimioziti, mioziti me trupa të inkluzionit)
  • Miopatitë e trashëguara (distrofia muskulore Duchenne dhe Becker)
  • Sëmundja e neuronit motorik (amiotrofia laterale skleroze) dhe sëmundjet që e prekin bririn e përparmë të palcës kurrizore (poliomieliti, atrofia spinale muskulore)
  • Pleksopatitë brakiale dhe lumbosakrale
  • Sëmundjet e sinapsës neuromuskulore (miastenia gravis, sindroma miastenike Lambert-Eaton) /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë