Die, Tet 25, 2020
Banner Top
Banner Top
Efektet anësore nga antibiotikët

Zbulimi i antibiotikëve, ka shpëtuar shumë jetë, por natyrisht që përdorimi i tyre nuk kalon pa efekte anësore. Shpeshherë mjekët mund të iu përshkruajnë receta për përdorimin e antibiotikëve, që në disa raste mund të mënjanohen.

Jo të gjithë, mund të dinë mbi efektet anësore që ka përdorimi i antibiotikëve, por përmes këtij artikulli ju do të kuptoni për disa shenja që janë si pasojë e antibiotikëve.

Temperatura, mund të shkaktohet nga shumë gjëra, por edhe nga antibiotikët. Nëse keni vërejtur ndryshim të temperaturës, pasi keni filluar të merrni antibiotikë, mund të ndodhë që të keni reaksion alergjik.
Disa antibiotikë mund të iu shfaqin edhe alergji në trup, përvec temperaturës. Madje reagimi alergjik, është një prej rreqizeve më të mëdha që vijnë nga përdorimi i antibiotikëve. Në këtë rast personi mund të përjetojë të skuqura në pjesë të ndryshme të lëkurës, por edhe fryrje të buzëve e gjuhës.

Në raste të rralla antibiotikët, mund të shkaktojnë edhe probleme me zemër – kjo pasi mund të shkaktojë aritmi ose presion të ulët të gjakut.
Një tjetër efekt tejet i zakontë nga përdorimi i antibiotikëve, është kokëdhembja por që zakonisht largohet kur i ndaloni përdorimin e tyre. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë