Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Editimi i fotogafive me Photoshop ju bën të palumtur!

Një stomak i sheshtë, këmbë të gjata,  e të prapme të formuara – janë këto imazhe që i shohim çdo ditë në rrjete sociale.

Editimi i fotografive është bërë trend, që për hir të pëlqimeve shumë gra dhe burra editojnë fotografitë e tyre – duke tentuar të duken perfekt.

Ndonëse mund të duket si një veprim jo dashakeq, në realitet editimi i fotografive me Photoshop, fsheh prapa gjëra që janë të lidhura me shëndetin mendor dhe përceptimin mbi veten.

Në realitet editimi i fotografive fsheh mungesën e vetëbesimit e madje edhe depresion!

Vajzat e reja janë ato që kryesisht postojnë më shumë ‘selfie’. Është vërtetuar që pasi bëhen disa ‘selfie’ një vajzë mund të ndihet më e stresuar, në ankth dhe me më pak vetëbesim.

Është e rëndësishme të potencohet  që mediat sociale si të tilla nuk shkaktojnë depresion, ose mungesë të vetëbesimit – por padyshim që mund të provokojë një gjendje të tillë mendore. Kjo pasi fillon dhe e krahason veten me njerëzit ‘perfekt’ që i sheh në Instagram apo Facebook./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë