Mër, Jan 20, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe një viktimë nga Covid-19 në Kosovë

Është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19 në Kosovë.

Bëhet fjalë për një grua nga Suhareka, e cila ishte e shtrirë në Klinikën Infektive.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se ka ndërruar jetë e prekura me sëmudjen COVID-19, Kimete Morina nga fshati Samadraxhë. E ndjera kishte probleme dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjeres nga Samdraxha, në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit!

Ju lutem, respektoni masat mbrojtëse dhe kujdesuni për veten dhe familjen. Virusi eshte kudo ai është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon të na mund, bashkë mund ta përballojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar ajo./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë