Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe një person humb jetën nga COVID-19

Edhe një person ka humbur jetën brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19.

Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 102.

Në raportin e fundit të IKShPK-së u theksua se janë 216 të infektuar kësisoj numri i përgjithshëm ka arritur në 4 mijë e 931, shifër kjo shqetësuese.

Njoftimi i plotë:

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Arkiva

Kategoritë