Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 50 raste të reja të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri.
Me këtë rast është shënuar edhe një viktimë duke e çuar numrin në 38, njofton Abc News.
Bëhet fjalë për një grua 82-vjeçare nga Tirana.
Në shërbimin Infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, nëntë prej tyre janë në terapi intensive ndërsa tre janë të intubuar.
Sa i përket rasteve të reja, ato janë konfirmuar: 12 raste në Shkodër, 11 në Tiranë, shtatë në Vlorë, gjashtë në Krujë, pesë në Korçë, katër në Durrës, nga dy raste në Pukë dhe Kurbin, dhe një rast në Lushnje.
Në Shqipëri aktualisht janë 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë-272
Shkodër-97
Krujë-78
Durrës-36
Vlorë-35
Kamëz -30
Lushnje – 13
Pukë-13
Elbasan -Tetë
Korçë- Shtatë
Fier- Gjashtë
Lezhë – Tre
Kukës -Dy
Tropojë -Dy
Mallakastër – Dy
Kurbin- Dy
Ura Vajgurore-Një
Gjirokastër- Një