Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe kabineti i Kurtit është në izolim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është vetizoluar pasi që ka pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane që dyshohet të jetë prekur me koronavirus, njofton Klan Kosova.

Zëdhënsi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, ka bërë të ditur për klankosova.tv se edhe kabineti i Kurtit janë në vetizolim.

“Kabinet i kryeministrit është në vetizolim mbi bazën e dyshimit se njëri nga zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane ka pasur kontakt të ngushtë me një nga personat që ka dalë pozitiv. Me të njëjtin zyrtar kemi pas edhe ne kontakt në zyre dhe jemi në pritje të rezultatit të testit të tij”.

“Deri tash nga kabineti nuk është testuar asnjë zyrtar jemi vetëm në vetizolim”.

“Vetëm pasi të publikohet rezultati i analizës, atëherë në bazë të metodës së gjurmimit të gjithë ata që kanë pasë kontakt fizik me këtë zyrtar do të jenë subjetk i testimit”, ka thënë Kryeziu.

Arkiva

Kategoritë