Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe dy  vdekje në Pejë – njëri pozitiv me COVID-19, tjetri i dyshuar

Edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Njëri prej tyre ishte i konfirmuar me koronavirus kurse tjetri i dyshuar.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar që një paciente 78 vjeçare e konfirmuar me test të COVID-19 ka vdekur si dhe një pacient i moshës 71 vjeçare i dyshuar por ende pa e kryer testin, ka ndërruar jetë.


“Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kemi pasur dy raste të vdekjeve. Një paciente 78 vjeçare e konfirmuar pozitiv me test të Covidit -19 ka vdekur, si dhe një pacient i moshës 71 vjeçar i dyshuar por ende pa kryer testin poashtu ka vdekur”, shkruhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Arkiva

Kategoritë