Pre, Jan 22, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe 203 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 71 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në vend janë konfirmuar edhe 203 raste të reja me koronavirus.

Numri gjithsej i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 4715.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 419 mostra, prej të cilave 203 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 75 raste, komuna Gjilan 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Prizren dhe Shtërpce.”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 71 persona të prekur nga koronavirusi./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë