Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Edhe 114 raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen 117 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 114 raste të reja me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3.178

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 304 mostra, prej të cilave 117 kanë rezultuar pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka njoftuar IKSHPK.

Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 117 persona të prekur nga koronavirusi.

Arkiva

Kategoritë