Hën, Jan 18, 2021
Banner Top
Banner Top
E shëruara nga koronavirusi, tmerron me deklaratën e saj

Lirimi i masave për parandalimin e koronavirusit, ka bërë që shumë njerëz të shfaqin dyshimet dhe shqetësimet lidhur me koronavirusin.

Një shqetësim të tillë e ka shprehur edhe Lorida Musliu, për nënën e saj e cila dy muaj më parë kishte rezultuar pozitive me këtë virus – por që tani dy muaj pas pas testimit të antitrupave, rezultatet treguan që nuk ka qenë asnjëherë e prekur me këtë virus.

“Pas testimit serologjik, ku bëhet përcaktimi i antitrupave të SARS-CoV-2 në organizëm, rezultatet e nënës, Luljeta P. Musliu, treguan që ajo NUK KA QENË e prekur me koronavirus, edhe pse testi doli pozitiv para dy muajve.
Kjo tregon që ajo nuk është infektuar me virus as gjatë hosptalizimit në Klinikën Infektive, ku ajo qëndroi mbi 10 ditë, kjo falë kujdesit të stafit shëndetësor dhe falë masave mbrojtëse personale.

Sado që mund të duket lajm i mirë, kjo vetëm sa na streson neve si familjarë, meqenëse na lë me frikën që mund të infektohemi me të vërtetë.

Për stresin që kemi përjetuar gjatë atij muaji, mos u qofshim falë kurrë!

E tash, ekspertat përgjegjës le t’a analizojnë këtë çështje dhe të na tregojnë se ku qëndron problemi”, ka shkruar Musliu në Facebook.

No photo description available.

Në anën tjetër disa studime tregojnë se testet serologjike tregojnë vetëm për katër javët e fundit, nëse keni qenë të infektuar apo jo me Covid19.

Arkiva

Kategoritë