Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Dyshohet se është prekur me koronavirus, gjakovarja 20-vjeçe niset urgjentisht për QKUK

Një vajzë e moshës 20-vjeçare nga Gjakova është dërguar me urgjencë sonte në Klinikën Infektive të QKUK-së, pasi dyshohet që ka simptoma të koronavirusit.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjakovës, Ilmi Shala.

“Një vajzë e moshës së re, 20 vjeçare është transportuar për Prishtinë, ajo ka ardhur në spital pasi ka pasur temperaturë. Vëllai i ka ardhur nga Italia. Menjëherë e kanë dërguar për Prishtinë. E kanë izoluar dhe janë duke ia bërë analizat, rezultatet nuk kanë dalur ende”, ka deklaruar Shala.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se ende nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë