Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë të këtij shërbimi janë prekur nga Koronavirusi.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryera analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç` rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues. Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik”.