Vushtrria ka shtatë raste me koronavirus, një prej rasteve të fundit është konfirmuar mbrëmjen e së martës. Dy rastet me COVID-19 në këtë qytet, kanë qenë duke punuar në një market.
Këtë e ka konfirmuar për Reporteri, Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
“Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim”, ka thënë Tahiri.
Ndërkohë, ai ka bërë thirrje që qytetarët e këtij qyteti të respektojnë masat pasi, sipas tij, këto ditë në vijim janë vendimtare për të ndalur përhapjen.