Hën, Mar 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Dy persona të shtrirë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë

Klinika Infektive raporton që në këtë Klinikë janë të shtrirë 12 pacientë me koronavirus.

“Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sipas raportit të datës 13 maj 2020, janë të shtrirë 12 pacientë me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar, njëri prej tyre gjindet në repartin e mjekimit Intensiv, me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

2 pacientë do të lëshohen në shtëpi, pasi kanë rezultuar negativ në testimet e fundit”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive

Arkiva

Kategoritë