72 persona me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive.
Nga këta 31 persona janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 4 raste në gjendje të rënduar të cilët janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike.
Përndryshe sot ka vdekur edhe një person nga koronavirusi në Kosovë.
Bëhet fjalë për një 80 vjeçar nga Prishtina i cili përveç i infektuar me COVID-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.