Sht, Mar 30, 2024
Banner Top
Banner Top
DUHANPIRJA DHE SHËNDETI ORAL

Shkruar nga: Merita Bovina

Duhani përmban substance kimike të cilat janë të dëmshme për trupin e njeriut. Përveç ndikimit të përgjithshëm në shëndetin tonë, impakti I veprimit të substancave të dëmshme është shumë I madh edhe në shëndetin oral duke u konsideruar edhe shkaktari 80- 90% rasteve të kancerit oral.

Kanceri I gojës

Kanceri oral vjen si rezultat I mutacionit të qelizave të shëndosha. Duhanpirja luan rol shumë të rëndësishëm të shfaqjes së kancerit të gojës të diagnostikuar çdo vit, sipas të dhënave të Fondacionit të Kancerit Oral. Studimet tregojnë qe 8 ne 10 paciente me kancer oral janë duhanpirës.

Duhanpirja dhe aparati mbështetës I dhëmbëve

Konsumimi I duhanit po ashtu rrit riskun e sëmundjeve periodontal apo të ashtuquajturit aparatit mbështetës të dhëmbëve.  Studimet të shumta kanë dhënë të dhëna se të duhanpirësit depozitimi I pllakut dental është shumë më I madh se të jo duhanpirësit. Pllaku dental konsiderohet shkaktari kryesor I kariesit të dhëmbit dhe sëmundjeve periodontale. Duhani zvogëlon aftësinë luftuese të organizmit (sistemin imunitar), duke vështirësuar në këtë mënyre edhe aftësinë e luftimit të infekcioneve të mishrave të dhëmbit.

Ndalja e pirjës së duhanit ulë shkallën e rrezikshmërisë,dhe sa më e hershme që ndalimi I pirjes së duhanit të jetë aq më të mëdha do të jenë reduktimi I nivelit të riskut.

Konsiderohet se duhanpirësit janë dy here më të rrezikuar nga sëmundjet e mishrave të dhëmbëve se sa jo duhanpirësit.

Përveç rrezikut nga sëmundjet më serioze ,duhanpirja atakon edhe ndjeshmërinë e shijes, jep erë të keqe nga goja, ngjyrosje dhëmbësh dhe të gjuhës, pigmente të cilat mund të largohen vetëm nga profesionistët shëndetësorë me aparature të veçantë. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë