Mar, Tet 20, 2020
Banner Top
Banner Top
Dua Lipa ua vë përsëri ‘flakën’ serbëve: Tregon hapur cili është ushqimi shqiptar i saj i preferuar dhe rrjeti u vërshuan përsëri

Këngëtarja Dua Lipa ditëve të fundit ka qenë në llupën e të gjithë serbeve, pas postimit të saj që bëri për vendosjen e Kosovës në hartë nga “Apple”,.

Nuk mbet gjë pa iu thënë asaj nga mediat serbe dhe fytyrat më të njohura publike, por kjo veq që i ka bërë më mirë asaj, pasi numri i ndjekësve në profilin e saj në Instagram po rritet çdo ditë. Mirëpo e gjithë kjo nuk ka të ndalur dhe janë duke e përcjellur Duan në çdo fjalë që ajo po flet.

Një gjë e tillë ndodhi edhe pasi në YouTube u shfaq një video e re ku Dua ishte e ftuar në emisionin e Sean Evans “Hots One” për të provuar salcat më pikante dhe në njërën nga pyetjet që Evans ia bëri Duas ishte të tregonte se cili është ushqimi shqiptar që duhet provuar para se të vdesësh.

Dhe kësaj pyet ajo iu përgjigje direkt duke e përzgjedhur ajvarin si ushqimi shqiptar që duhet provuar patjetër. Por vala e reagimeve të serbeve erdhi menjëherë pasi si fotografi shoqëruese për të treguar produktin, produksioni kishte zgjedhur një kavanoz mbi të cilën shkruhej serbisht “Leksovacki ajvar”.

Kaq mjaftoi dhe serbisht të gjithë iu gjuajtën mbi supe këngëtares shqiptare, suksesi i së cilës është duke i prekur majat ditë pas dite.

Ndryshe ajo ka shpjeguar arsyen se përse e ka postuar flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi të cilën shkruhej “Autochthonous”, për të cilën na bëri krenarë të gjithëve.

Arkiva

Kategoritë