Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë: Në kryeqytet i kemi 444 raste aktive, zbatoni të gjitha masat mbrojtëse

Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Qytetarë të nderuar,
Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet.
Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.
Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.
E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!”

Arkiva

Kategoritë