Hën, Jan 25, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Visar Zekaj tregon terapinë që duhet përdorur ndaj COVID-19

Shkruar nga: Visar Zekaj, Doktor Specialit i Mjekësisë Interne, Gastroenterohepatolog

COVID19 po shfaq simptomatologji të ndryshme.

P.sh., tek unë në dy ditët e para kisha lodhje, plogështi, kokëdhimbje, dhimbje përreth qafës, kurse dy ditë më vonë ka filluar edhe kolla e thatë e cila më ka përcjellur për dy javë. Poashtu gjatë kësaj periudhe kohore kisha edhe barkqitje të herëpashershme deri 3-4 herë brenda ditës. Terapia e cila mirret është Tab. Paracetamol 500 mg.,3×1, eff. Vitamin C 1000 2×1, Vitamin D, 2000 1×1.
Terapitë tjera të përshkruara duhet të jenë të mbështetura me klinikën dhe me rezultatet e ekzaminimeve laboratorike. Pra nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve dhe barnave tjera pa nevojë. Në rastet kur kemi probleme me kollë të thatë, frymëzënie atëherë duhet të bëhet rentgeni i mushkërive dhe nëse ka ndryshime atëherë në konsultim me infektologun, pulmologun apo internistin ordinohet terapia me antibiotik dhe eventualisht me kortikosteroide, apo bëhet vlerësimi se a mund të mjekohet në kushte shtëpiake apo spitalore. Lus të gjithë që të mos përdorin barna pa nevojë.
Kërkoj nga të gjithë që të ju përmbahen këshillave të institucioneve shëndetësore, bartni maska, mbani distancë fizike deri 2 metra, mbani pastërtinë duke pastruar shpesh duart.
Për çdo eventualitet konsultoni mjekun tuaj!

Arkiva

Kategoritë