Mar, Jan 19, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Morina “Çka është COVID-19? (Informues për pacientë)”


Shkruar nga Dr. Besim Morina – Pulmolog
Sëmundja e koronavirusit 2019 (COVID-19) është një sëmundje e shkaktuar nga një koronavirus i ri që quhet SARS-CoV-2 (shkurt për Koronavirusi i sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes 2).Koronavirusët janë një nga shkaktarët e ftohjes së zakonshme, mirëpo SARS-CoV-2 shkakton sëmundje më të rëndë në shumë pacientë. Simptomat dhe diagnostikimi Simptomat paraqiten mesatarisht rreth 5 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Pothuajse të gjithë pacientët zhvillojnë simptoma brenda 12 ditësh. Simptomat më të zakonshme janë kolla, ethet apo frymëzënia. Simptoma të tjera të zakonshme përfshijnë dhimbjen e muskujve, lodhjen, mundimin, vjelljen dhe barkqitjen. Ndërsa disa persona mund të kenë edhe humbje ose ndryshim të ndjesisë së shijes dhe erës.COVID-19 zakonisht diagnostikohet nga një strisho që futet përmes vrimës së hundës. Ekzistojnë edhe teste gjaku që mund të tregojnë ekspozimin ndaj virusit, por këto japin rezultate pozitive vetëm 1 deri në 3 javë pas fillimit të infeksionit. Zhvillimi dhe trajtimi i sëmundjes COVID-19 Virusi zakonisht hyn përmes syve, gojës ose hundës, pastaj udhëton poshtë fytit, ku mund të shkaktojë një kollë. Në disa pacientë, virusi hyn në mushkëri dhe mund të shkaktojë pneumoni (pezmatim të mushkërive). Pneumonia çon në mbushjen e hapësirave të vogla të ajrit (qeseve) në mushkëri me lëng, gjë që e bën të vështirë frymëmarrjen. Shumica e pacientëve me pneumoni duhet të shtrohen në spital dhe të mjekohen me oksigjen. Disa pacientë sëmuren shumë dhe kanë nevojë për ndihmë të frymëmarrjes me ventilim mekanik. Aktualisht nuk ka asnjë vaksinë për të zvogëluar rrezikun e COVID-19. Disa vaksina potenciale janë në zhvillim, të cilat do të mund të ndihmojnë në parandalimin e COVID-19 në të ardhmen. Për shumicën e pacientëve, trajtimi është mbështetës. Për pacientë të caktuar të shtruar në spital, barnat antivirale dhe steroidët mund të ndihmojnë. Pacientët me COVID-19 ka të ngjarë të kenë lodhje dhe rënie të energjisë për 6 deri në 8 javë. Mund të jetë e vështirë të rifilloni të njëjtin aktivitet dhe ushtrime si para COVID-19, por është e rëndësishme të qëndroni aktiv dhe të rritni aktivitetin fizik gradualisht. Për shumicën e pacientëve, funksioni i mushkërive kthehet në normalitet pas pneumonisë.Shkencëtarët ende nuk e dinë nëse njerëzit mund të kenë COVID-19 më shumë se një herë, por infeksioni i përsëritur mund të jetë i mundur, veçanërisht për njerëzit me simptoma të lehta gjatë infeksionit të tyre fillestar. (Përkthyer nga JAMA).#covid19#drbesimmorina#pulmolog#besimmorina#spitalialoka#prishtine#aloka

Arkiva

Kategoritë