Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr.Merita Brovina: Ju paçim përjetë gardianë tanë mantel-bardhë

Shkruar nga: Dr. Merita BrovinaStomatologe

Në këto ditë kur frika si reaksion normal njerëzor ka mbërthyer gjithsecilin prej nesh kemi vetëm një frazë të ripërsëritur nga të gjithë ne: Në dorë te ZOTIT dhe te MJEKUT .

Dhe përderisa të parin nuk e kemi parë e takuar asnjëherë por e çmojmë, dojmë e i përulemi çdo ditë, këtë të dytin e shohim shpesh edhe atë duke e kritikuar e gjykuar herë me vend e herë pa vend. Dhe deri më tani i jashtëzakonshëm menaxhimi i situatës nga gardianët tanë matel-bardhë, sidomos ne aspektin psikologjik të qetësimit të popullatës, që në këto situata është përtej esenciale, edhe pse në racionalitetin e tyre mendorë secili prej tyre është i vetëdijshëm sa i vështirë është ky mision në këto rrethana infrastrukturore të sistemit tonë shëndetësor.

Andaj në momentin kur kjo situatë të kaloj, një reflektim mbarëshoqëror në raport me qasjen tonë ndaj mantel-bardhëve besoj do të duhej të ishte obligim moral i gjithsecilit prej nesh e në veçanti të bartësve institucional!

Ju paçim përjetë gardianët tanë matel-bardhë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë