Die, Mar 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Krasniqi letër drejtuar drejtoreshës së Klinikës Infektive në QKUK: Ti je heroina jonë!

Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi

GRUJA E HEKURT

Ass.Dr.Lindita Ajazaj Berisha-Drejtoreshë e Klinikës Infektive-QKUK

Të njoh prej kur isha studente e juaja, asnjëherë të vetme nuk na keni dalluar nga kolegët tuaj njëjtë na ke çmuar e vlerësuar edhe pse ishim student dhe sot jam kolege e jotja dhe po mburrem me punën tënde ku çdo herë tregon profesionalizëm, respekt, shkallë të lartë të edukatës dhe sinqeritetin që ke për punën.

Unë kam besuar dhe besoj në punën tënde ashtu siç tash në këtë kohë ku gjithë bota po perballet me pandemi edhe vendi ynë, por ti je në krye të Klinikës së Infektives me një menaxhim superior së bashku me gjithë stafin e Klinikës Infektive, andaj e meritoni të ju japim motiv, vlerësim e mbështetje.
 
Prej ditës së parë të rasteve të para në vendin tonë, unë kam besuar në ty ashtu siç beson i verbri se një ditë do të shoh shkëndijë drite, ashtu siç sot gjithçka është duke u menaxhuar më së miri në Evropë dhe një bravo të madhe për punën që bëhet në Klinikën të cilën e udheheq ti, Klinikën e Infektives.

Besoj në ty dhe punën tënde ashtu siç beson i shurdhri se një ditë do të dëgjoj qoftë një tingull.
 
Sot dëgjojmë shumë suksese në këtë menaxhim.

Je emblema e Klinikës së Infektives, rol model për të gjithë ata të rinj e të reja që dëshirojnë të punojnë e ndërtojnë.
 
Afërsia me qytetarin, humanizmi, solideriteti, guximi për tu ballafaquar me sfida të ndryshme, vizioni i qartë, vullneti dhe puna jote kanë bërë që për Klinikën e Infektives të vijnë këto ditë me vetëm fjalë të mira.
 
E dimë të gjithë që e njohim që këto ditë, ajo punon 24 orë në ditë pa protokol duke u marrë me problemet e kësaj pandemie. Kam dëgjuar këto ditë edhe nga disa pacient të shëruar me Covid-19, të cilët kanë qëndruar në Klinikën Infektive, me fjalët më falenderuese për stafin e infektives që ishin shembull i etikes së komunikimit ndaj pacientit, secili ka pasur mbikëqyrje pa dallim e pa njoftuesi. Kanë qenë të përkushtuar me kujdes e dashuri ndaj pacientit, kurrë nuk kanë rreshtur pranë qëndrimit ndaj pacientit dhe nevojave të tyre. E di që e nderuara asistentja ime, Dr.Linda gjithmonë është e gatshme të presë qytetarë që kërkojnë ndihmën e saj. Ashtu sikur dyert e zyrave të saj edhe dyert e shtëpisë janë të hapura për secilin qytetar sepse është e natyrshme që ne këtë gjendje me vështirësi jetese dhe kur e dimë në çfarë gjendje e kemi shendetësinë në përgjthësi, çdokush të troket derën e atij qe ka besim dhe bën zgjidhje.

Asnjëherë të vetme nuk e kam dëgjuar të ankohet për vizitat dhe takimet me qytetarë në zyre dhe në shtëpi, madje edhe “në kohë të papërshtatshme”.

Gjithmonë ky solidaritet i saj, kjo energji pozitive, ky vullnet për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve ashtu sikur në ditë normale edhe tash në këtë kohë pandemie, përnjëmend duhet të duartrokitet.

Je një super Heroine
Je shembull për gjenerata të reja
Me shumë respekt dhe sinqeritet, ish-studentja jote

Dr.Dafina./Familja Jonë

Arkiva

Kategoritë