Mër, Jan 27, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Koni:”COVID-19 ka humbur virulencën”  Rastet po kalojnë më lehtë se në shkurt- mars

Duke e krahasur me periudhën shkurt-mars, mjeku urolog Artan Koni, ka thënë se virulenca e COVID-19 ka rënë.

I ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës, mjeku Koni i referohet pandemisë në gjithë botën duke thënë se ka rënë fuqia e virusit Sars-Cov-2.

Mjeku sqaron se kjo nuk lidhet me shtimin e rasteve me koronavirus, por me rastet e sotme, të cilat e kalojnë më lehtë se në periudhën shkurt- mars.

”Por kjo nuk është edhe shumë e rëndësishme pasi koronavirusi nuk është më aq i fuqishëm dhe virulent. Rastet kalojnë më lehtë se në shkurt- mars. Vetë virusi në mbarë botën ka zvogëluar këtë, por shtimi i rasteve është krejt gjë tjetër. Italia që ka 20- 30 fishin e popullsisë është krejt situatë tjetër.”- tha Koni.

Arkiva

Kategoritë