Die, Mar 17, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Evren Fehmi Atay – Spec. i Ortopedisë dhe Traumatologjisë – Spitali Ortomedica “Osteogenesis Imperfecta” (VIDEO)

Ortomedica, është një prej spitaleve që realizojnë operacionin që në terme shkencore quhet ‘Osteogenesis imperfecta’.

Ky operacion bëhet për t’i riparuar kockat e pacientit.

Mjeku i njohur turk, Dr. Evren Fehmi Atay – Spec. i Ortopedisë dhe Traumatologjisë ka shpjeguar për portalin Familja Jonë, se si realizohet ky operacion”

“Sot do të doja t’iu flas rreth një operacioni të rrallë në nivel botëror e që u zhvillua këtu në spitalin Ortomedica dje dhe sot jemi shumë të lumtur për të arriturat.

Bëhet fjalë për sëmundjen “Osteogenesis imperfecta” apo kocka prej qelqi e quajtur ndryshe, e diagnostifikuar tek një paciente ku përmes ndërhyrjes i riparuam kockat e saja të cilat shumë shpesh janë ndeshur me thyerjet.

Neve ndërmjet kolegëve këtë operacion e quajmë dhe “Osteotomia şiş kebap”, çfarë po bëjmë në fakt?

Kockën e dëmtuar apo harkuar po e presim në 2-3 vende, po i kthejmë këto copa kockash dhe po i rendisim në shufër të posaçme. Ku rrjedhimisht kockat me nivel të theksuar deformimi dhe përshkak të shkurtimit si pasojë e thyerjeve të shpeshta me këtë ndërhyrje po arrijmë edhe t’i drejtojmë edhe t’i zgjasim qoftë ato të krahut apo këmbës.

Këtë operacion dje e realizuam dhe me rezultatet e grafive u gëzuam shumë për punën e bërë.

Si pasojë e kësaj sëmundjeje (kockës prej qelqi) dhe ndalesave të rritjes pacientja ka të pranishme dhe “Skoliozën”. Kështu që në seancën e radhës do ia riparojmë dhe Skoliozën. Qëllimi ynë është që t’ia mundësojmë kësaj pacienteje një trup të rregullt sikur nuk ka pasur sëmundje më parë.

Në këtë rast në krahasim me riparimin e deformimeve të tjera ekzistojnë një palë vështirësish ngase kemi të bëjmë me “kockë prej qelqi” siç po i themi pra, kocka lehtësisht të thyeshme. Ku neve sa do që e riparojmë ekziston rreziku i thyerjes së sërishme, ndaj dhe puna e bërë duhet ta ketë kuptimin e saj ku për t’i shmangur përsëritjet e tilla përdoret pikërisht kjo procedura e “shish kebapit” ku kockën e mbështesim nga brenda në mënyrë të përhershme. Këtë e siguruam përmes shufrave prej çeliku dhe implanteve të veçanta.

Normalisht të gjitha kockat e trupit pacientja i kishte “kocka prej xhami” por, neve ndërhymë në këmbë, përkatësisht në dy kockat e femurit (kocka sipër gjurit) dhe dy kockat e tibiasë (kocka poshtë gjurit). Kjo ka anën e mirë që në një seancë të vetme ia zgjodhëm një problem madhor të pacientes e në një seancë tjetër do ia riparojmë Skoliozën (deformimin e shtyllës kurrizore). Kështu do realizohet dhe qëllimi ynë i përbashkët që deri në vitin e ri shkollor pacientja ta takojë shoqërinë e saj me një fizik të drejtë trupor-pranë normales.

Sot kemi marrë rezultate shumë të mira, shpresoj që dhe në seancën e ardhshme të sigurojmë rezultate të tilla” është shprehur  Dr. Evren Fehmi Atay – Spec. i Ortopedisë dhe Traumatologjisë

Youtube

Arkiva

Kategoritë