Sht, Jan 23, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Blaku: “Si të i dalloni simptomat e COVID-19, dhe gripit sezonal”

COVID-19, I cili rastin e parë në Kosovë e shënojë në Mars të këtij viti, po vazhdon me shpejtësi përhapjen e tij.

Tashmë jemi edhe në kohën e gripave sezonale dhe vala e parë e koronavirusit të ri, po vazhdon.

Ankthi nga marrja e virusit, kujdesi  ndaj masave mbrojtëse dhe ndjenja e përgjegjësisë për rrezikimin e të tjerëve nga ne ka bërë që shumë qytetarë të kenë edhe simptoma psikosomatike.

Pikërisht për këtë arsye Dr. Valbona Blaku – Mjeke familjare, në një intervistë për portalin “Familja Jonë” ka treguar se sa e rëndësishme është vizita e parë tek mjeku I shtëpisë.

Dr. Blaku madje ka theksuar që, është pikërisht mjeku familjar ai I cili mund të diagnostikojë më herët dhe të I rekomandojë pacientet në instanca tjera për menaxhimin e gjendjes shëndetësore.

Në mes tjera doktoresha ka thënë që simptomat e COVID-19  dhe ato të gripit sezonal janë aq të ngjashme sa që pa bërjen e testit nuk mund ta identifikojmë saktë.

Cilat janë shenjat e para që na shfaqin këtë dilemë, si mund të I dallojmë simptomat e gripit sezonal dhe te koronavirusit të ri, cili është roli I mjekut familjarë në këtë situatë e shumë detaje tjera mund të mësoni nga intervista e Dr. Valbona Blakut nga Laboratori dhe Klinika “Olive”:

Arkiva

Kategoritë