Die, Jan 24, 2021
Banner Top
Banner Top
Dr. Beqa: “Parandalimi është i mundshëm kur je këmbëngulës në zbatimin e rregullave”

Shkruar nga Dr. Fahqi Beqa

Labi e tash edhe Dani sot, prapë e paskan mohu ekzistencën e Coronavirusit.
Është mirë me i kallxu Labit e Danit që sivjet si e mohuan si nuk e mohuan virusin, ska dasma me shumicë në Kosovë. Diaspora sivjet krejt në Itali e Kroaci ishin.
Në qytetet e Italisë të mbushet mendja që je në Prizren, Suharekë a në Ferizaj. Rrugët plot shqiptarë, nëpër hotele e lokale veç shqip ndëgjon, bile edhe kamarierët e kuzhinierët shqiptarë…
Ndërsa masat Anti-Corona krejt t’u i zbatu, pikë për pike 😀😀😀.

Kosovarët edhepse kanë ardhur pêr pushime në numër të vogël nga Gjermania në Kosovë, janë infektuar shumë, kështu që tani prijnë me numrin më të madh të të infektuarve të kthyer nga pushimi në Gjermani (608 persona pozitiv pas kthimit nga Kosova për 4 javë). Vendin e dytë personat e ardhur nga Serbia me 227, e pastaj ata nga Turqia me 146 etj.
Tanimë të gjithë e dijmë që menaxhimi i pandemisë në Kosovë nuk është as përafërsisht ai që duhet të ishte. Ka lëshime të shumta si në parandalim ashtu edhe në organizim të sistemit shëndetësor dhe mjekim adekuat.

Personalisht kam qenë 2 herë në Kosovë gjatë pandemisë (në qershor 10 ditë dhe në korrik 3 ditë). Në të dyja herët kur jam kthyer në Berlin jam testuar negativisht, sepse i kam respektuar maksimalisht rregullat parandaluese, edhepse kam qëndruar të shumtën e kohës nëpër dhoma e koridore të spitaleve në Prishtinë.
Prandaj parandalimi është i mundshëm kur je këmbëngulës në zbatimin e rregullave.

Të shpresojmë që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe vitin e ardhshëm prapë do të jemi të gjithë në Kosovë.

Deri atëherë virusi ekziston, prandaj mbani maska, mbani distancën fizike me njëri-tjetrin dhe mbani higjienën. Më së shumti ne vetë mund t’i ndihmojmë vetvetes në rastin e COVID-19, sidomos kur institucionet nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë adekuate.

Shëndet!

Arkiva

Kategoritë