Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Ahmeti “Sa kohë jeton COVID-19 në sipërfaqe? Sa kohë në ajër?”

Shkruar nga Dr. Artan Ahmeti

Coronavirus:
Sa kohë jeton COVID-19 në sipërfaqe? Sa kohë në ajër?

– COVID-19 mund të jetojë në ajër deri në tre orë dhe në sipërfaqe të caktuara për disa ditë, sipas një studimi të fundit në revistës së njohur shkencore “New England Journal of Medicine”.

Shkenctarë e duke ekzaminuar qëndrueshmërinë e COVID-19 (SARS-CoV-2), si dhe të e krahasuan këtë lloj të veçantë të koronavirusit me virusin e ngjashëm SARS (SARS-CoV-1) që u shfaq në fillim të viteve 2000.

Sipas studimit, virusi SARS ka infektuar më shumë se 8,000 njerëz nga viti 2002 deri ne vitin 2003. Asnjë rast nuk është infektuar me ketë virus që nga viti 2004.

Por nëse të dy viruset janë kaq të ngjashëm, pse SARS ishte kaq i kufizuar në përhapjen e tij në krahasim me COVID-19?

Studimi zbuloi se COVID-19 mbijetoi në sipërfaqe më të gjatë se SARS.

Shkencëtarët zbuluan se COVID-19 mund të qëndroj në ajër deri në tre (3) orë, deri në katër (4) orë në bakër, 24 orë në karton, 48 orë në çelik dhe deri në 72 orë në sipërfaqe plastike . /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë