Mar, Tet 27, 2020
Banner Top
Banner Top
Dr. Agron Lumiani, ligjëratë për radiologët, urologët dhe kirurgët e QKUK-së

Sot në kuadër të programit të Klinikës së Radiologjisë për EVPM të akredituar nga OMK, në Qendrën e telemjekësisë së Kosovës, Dr. Agron Lumiani (Alta Klinik, Bielefeld Gjermani) ka fascinuar radiologët dhe urologët kosovar me temën: Terapia fokale e kancerit të prostatës dhe hipertrofisë beninje të prostatës me TULSA PRO, të cilën e ka prezantuar në New York – SHBA një javë më parë.
Dr. Lumiani për vite ka përkrahur mjekët kosovarë dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe më tutje, për çka i falënderohemi në emër të gjithë mjekëve kosovar të cilët i ka ndihmuar në ngritjen e tyre profesionale.

Kjo ligjëratë është bërë në kuadër të programit që drejtori i Radiologjisë Dr. Bujar Gjigolli është duke implementuar në këtë formë për herë të parë.

Për të dëgjuar këtë ligjëratë sot erdhën shumë radiologë, urologë dhe kirurg, të cilët pastaj diskutuan gjatë të arriturat.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë