Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
DOZAT E LARTA TË VITAMINËS C MUND TË TRAJTOJNË ETHET TROPIKALE DHE VIRUSIN “ZIKA”

Shkruar nga : Diola Dosti Baftiu
“Mesimet e Dioles”

Terapia nutricioniale është padyshim mjekësia e së ardhmes, e bazuar në atë alternativen. Ethet tropikale mund të trajtohen shumë mirë me terapinë e vitaminës C. Një studim nga Thomas E. Levy, M.D. tregoi se 10 paketa vit C kapsula liposomale (1ooomg vit C/paketë), kuroi komplet një vajzë kolumbiane 15 vjeçare që vuante nga ethet tropikale hemorragjike. Kjo pas 48 orësh. Gjithashtu raste të tjera përfshijnë suksesin e kësaj terapie me virusin Ebola në Sierra Leone. Protokolli I terapisë përmbante 8 gram vitamin C, dhe suplemente me përmbajtje tiaminë, riboflavin, selen, N-acetyl cysteine, glutathione, dhe lipoic acid. Ngjashëm, terapia me vitaminë C duket se është efektive edhe në trajtimin e virusit Zika. Raporti për këtë u shkrua në 2016 nga kërkuesit në University of Puerto Rico, Berdiel Clinic dhe Ponce Health Sciences University, të cilët treguan se terapia intravenoze e vitaminës C, solli përmirësime të dukshme dhe brenda 4 ditësh, pacientët shëroheshin plotësisht. Vitaminë C gjendet edhe në ushqime si portokall, limon, mandarina, qitro, brokol, lakra Brukseli, spec I kuq etj. Mbi të gjitha, vitaminë C ndihmon dhe në largimin e metaleve të rënda nga trupi jonë, më saktë nga mëlçia, veshkët, truri dhe testikujt. Ndërkohë, dozat e larta të saj, përmirësojnë pacientin në stadin terminal të kancerit. Studimet për këtë sugjerojnë që pacienti të marrë 10 gram vitaminë C për të përfituar nga veçoritë e saj.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë