Mar, Jan 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Doni ta dini se a po ju mbron maska? Kuptojeni përmes këtij testi

Maskat si masë mbrojtëse ndaj Covid-19 po mbahen nga pothuajse të gjithë ne, e në veçanti kohëve të fundit kur numri i të infektuarve është në rritje, transmeton netdoktori. Rëndësi ka se edhe sa të efekshme janë ato, prandaj po ua propozojmë një test për ta kuptuar këtë më mirë.

Prof. Ass.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Universiteti Mjekësor i Johns Hopkins në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut), tha se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund ta kuptoni nëpërmjet çakmakut (shkrepsës).

Provoni të fikni nëpërmjet frymës një çakmak apo qiri të ndezur, me maskë të vendosur. Në rast se fiket, kjo nënkupton se maska nuk është e efektshme. Në rast të kundërt – nënkupton siguri maksimale.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po bën thirrje të përsëritura për vendosjen e maskave për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.

Arkiva

Kategoritë