Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Dixhitalizimi i shkollave në Prishtinë

Siç ka njoftuar edhe para disa ditëve, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në facebook sot ka bërë të ditur qw nga e hëna fillonë shkolla dixhitale.
Fillimisht do të testohet me klasat VI – IX .

Më poshtë e keni njoftimin e tij të plotë:

Prindër të nderuar të nxënësve në shkollat e Prishtinës,

Disa prej juve keni marr sms në telefonat e juaj ku i keni marr Username/password të platformes e-shkollori. Fillimisht po e nisim me klasët VI-IX dhe tashmë sms të e parë kanë shkuar tek prindërit dhe nxënësit në shkollat Ismail Qemajli, Qamil Batalli e Faik Konica e deri me 4 maj do ti marrin krejt prindërit.

Kur kyqeni në platformen e Prishtinës, ju do të keni qasje në kohë reale, në ditaret e shkollës (për fëmiun tuaj), komunikimet me mësimdhënënsit që nxënësi (fëmiu i juaj) ka bërë, dhe po ashtu do të keni online çdo mësim nga çdo lëndë të cilën mund ta shikoni kur të doni.

Pra krahas kthimit në normalitet në shkolla, tani më shkollat e Prishtinës do të jenë komplet të dixhitalizuara. Kjo do ta bëjë menaxhimin dhe qeverisjen e shkollës më të lehtë sepse do të ndjekim problemet në kohë reale, e prindërit do të jenë shumë më afër suksesit dhe mësimit të fëmijëve të tyre.

#rriNshpi

Youtube

Arkiva

Kategoritë