Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa shkathtësi prindërore që i ndihmojnë fëmijës të jetë më i disiplinuar dhe i suksesshëm

Dihet se asnjë prind nuk është i përsosur në atë se cka bën, por disa nga ta kanë disa shkathtësi më të mira se të tjerët në këtë aspekt.

E mira e kësaj pune është se të gjithë prindërit mund t’i përmirësojnë këto shkathtësi, vetëm se duhet përqëndrim më i madh.

Prindërit që dëshirojnë që fëmija i tyre të jetë më i përgjegjshëm dhe suksesshëm në të njëjtën kohë, duhet t’i ketë disa shkathtësi, shkruan Very Well Family

  • Të japë shembull pozitiv te fëmijët

Një prind i përkushtuar nuk është ai që thotë “Bëj si të them unë, jo cfarë bëj unë”. Kjo nuk do të ndikojë pozitivisht në sjelljet e fëmijës në shtëpi dhe në shkollë.

Secili prind duhet ta dijë se fëmijët e tyre mësojnë më së pari nga ai, prandaj ofrimi i një shembulli të mirë, nisur pikërisht nga vetja, është një gjë e domosdoshme për ta.

  • Të dijë të vendosë kufij

Prindërit duhet të dinë kur të thonë po dhe jo. Një dëshire të paarsyeshme të fëmijëve duhet t’i thuhet jo gjithmonë sa herë ai/ajo e kërkon këtë.

Nëse nuk i përmbaheni kësaj, gjërat mund të mos shkojnë mirë me fëmijën në aspektin e disiplinës.

  • Të zbatojë  ndëshkimet në mënyrë të vazhdueshme

Ndëshkimi nuk nënkupton rrahje, në asnjë mënyrë! Ndëshkimet mund të jenë të llojllojshme, për shembull: t’ia ndaloni përdorimin e telefonit nëse nuk ka sjellje të mira, të mos e lini të dalë me shokë/shoqe për të luajtur etj.

Ndëshkimet duhet të jenë të monitorueshme. Nëse, ta zëmë , sot ndëshkohet fëmija për një vepër të pahijshme dhe nesër, për të njëjtën vepër, falet, nuk paraqet seriozitet në tentimin e përmirësimit të sjelljes së fëmijës suaj.

  • Ta menaxhojë stresin

Prindërit e stresuar e kanë vështirë të jenë gjakftohtë me fëmijët e tyre. Nervoza dhe stresi nuk e ndihmojnë aspak procesin e edukimit, përkundrazi, e dëmtojnë atë.

Studimet kanë treguar se prindërit e stresuar kanë fëmijë më problematikë.

  • Të vendosë pritshmëri reale për fëmijën tuaj

Fëmijët, në disa raste, mund ta kuptojnë se cfarë pritet nga ta, prandaj prindërit duhet të kenë kujdes në vendosjen e pritshmërive për fëmijët.

Së pari duhet të dihet se urdhrat nuk janë gjithnjë të mirë. Para se të jepen urdhrat, duhet që prindi ta demostrojë dhe shpjegojë se si të kryhet ai urdhër.

Për shembull, nëse prindi kërkon nga fëmija që ta pastrojë dhomën, ai së pari duhet t’i tregojë atij/asaj se si duhet bërë ajo punë. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë