Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Dietat më të dobishme janë ato me dardha

Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në parandalimin e fryrjes, ruajtjen e nivelit të shëndetshëm të koleterinës, derisa fibrat janë të ndërlidhura edhe me reduktimin e rrezikut nga kanceri i gjirit, sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit të tipit 2.

Një nga frutat më të pasura me fibra janë dardhat.

Sipas dietologëve, një dietë shumë efikase është ajo që ka për bazë dardhën. Fibra që përmbanë dardha ju jep ndjesinë e ngopjes për shumë kohë, dhe gjithashtu tretet ngadalë.

85% e përmbajtjes së dardhës është ujë, një tjetër karakteristikë që tregon se dardha është shumë e mirë për rënien nga pesha.

Dardhat janë burim i disa vitaminave, si ato C, K, B2, B3 dhe B6. Ndërsa si minerale dardha përmban kalcium, magnez, kalium, bakër dhe mangan. Vitamina C dhe bakri janë antioksidant, kështu që ngrënia e dardhës bën shumë dobi për imunitetin tuaj.

Dardhat e përmbajnë edhe mineralin bor, i cili i duhet trupit për ta absorbuar kalciumin. Prandaj dardhat janë të lidhura me efektin pozitiv kur bëhet fjalë për osteoporozën.

Gjithashtu, dardha konsiderohet edhe si një frutë hipoalergjen, që do të thotë se njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ushqimit mund të hanë dardha pa u frikësuar nga efektet anësore.

Ngrënia e 3 apo më shumë porcioneve të frutave në ditë, si për shembull dardhës, mund ta ulë rrezikun prej degjenerimit makular senil, i cili është shkaku më i shpeshtë i humbjes së shikimit te të moshuarit./NetDoktori

Youtube

Arkiva

Kategoritë