Hën, Kor 13, 2020
Banner Top
Banner Top
Diar Kabashi, doktori më i ri në moshë, në Kosovë

Diar Kabashi, 23 vjeçari nga Theranda sot përmbylli mbrojtjen e temës së diplomës në Fakultetin e Mjekësisë në UP, duke marrë titullin Doktor i Mjekësisë së Përgjithshme.

Këtë titull ai ia dedikojë familjes, nga e cila edhe e trashëgojë profesionin.

Babai i Diarit, Internisti Refki Kabashi, ndihet shumë krenar që djali i tij  sot mori titullin doktor.

Diari me datën 23 Shtator 2019 ka përfunduar provimin e fundit me të cilin edhe mbaroi ciklin e studimit, por si rezultat i mbylljes nga pandemia, atij ju shtye dita e marrjes së diplomës deri më 29.06.2020.

I lindur për të thyer teoritë konspirative mbi kohëzgjatjen e studimeve të këtij lloji, ai arriti që në periudhë 5 vjeçare, të rrëmbej bursa shtetërore, falë punës e përkushtimit mbi rrugëtimin e tij që kishte nisur.

Diar Kabashi, Doktor i Mjekësisë, tashmë më i riu në moshë më ketë titull, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. /Familja Jone

Arkiva

Kategoritë