Pre, Shk 26, 2021
Banner Top
Banner Top
Dhimbja nga humbja e fëmijës është dhimbja më e madhe që njeh njeriu

Dashuria e prindërve për fëmijët e tyre, është e pakusht dhe nuk njeh limit.

Kjo është arsyeja pse humbja e fëmijës është një dhimbje që nuk tejkalohet asnjëherë.

Shumica e njerëzve besojnë që gjëja më e vështirë që mund t’i ndodhë një personi, është që ta humbasë fëmijën! Dhimbja që ndjejnë prindërit kur u vdesë fëmija është dhimbja më e madhe dhe më shkatërruese,

Ndonëse dhimbja nuk tejkalohet asnjëherë me dhimbje këta persona mësojnë të jetojnë.  Kjo eksperiencë të transformon dhe që asnjëherë nuk do të jeni të njëjtit që ishit pa vdekur fëmija.

Është e paimagjinueshme për prindërit të kuptojnë që nuk do i shohin më fëmijën e tyre. Shpeshherë prindërit që humbasin fëmijë, ndjehen në faj kur mund të zgjohen në mëngjes e fëmija i tyre jo!

Ndoshta mënyra më e vështirë për ta pranuar që fëmija juaj nuk është më në mesin e të gjallëve, është që të kuptoni se nuk mund të shëroheni.

Dhimbja nuk do zbehet asnjëherë. Nuk do largohet asnjëherë. Mund të jeni në shok, të pafuqishëm, të zemëruar, të pashpresë – por asnjëherë nuk do shëroheni.

Pavarësisht gjithckaje ju duhet të vazhdoni të jeni të fortë, pasi keni anëtar të tjerë të familjes që vuajnë njëjtë nga humbja. Edhe pse mund të ju duket e pamundur, ju duhet të gjeni fuqinë që të jetoni./FamiljaJone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë