Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Detergjentët mund të zëvendësohen me gjëra të shëndetshme!

Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet, kjo është edhe arsyeja kryesore përse të gjithë mundohemi ta shmangim si përgjegjësi.

Megjithatë nuk mund të zgjasë përgjithmonë, apo jo? Një ditë të bukur, ju duhet të ulni kokën, të merrni sfungjerin dhe leckën dhe të pastroni.

Megjithatë tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjë të humbisni toruan.

Por në përjashtim të detergjentëve a e dini se janë disa produkte të cilat ju ndihmojnë të pastroni shtëpinë?

Arrat: Arrat janë një produkt shumë i mirë për të pastruar mobiljet e drurit. Ato përmbajnë një lëng të ngjashëm me vajin, i cili arrin t’u japë shkëlqim dhe pastërti. Mjafton t’i qëroni dhe të fërkoni me thelpinjtë e tyre sipërfaqen që doni të pastroni. Më pas kaloni një leckë të thatë pambuku.

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

Amoniaku: Amoniaku është i këshillueshëm jo vetëm për shenjat e mykut, por edhe për njollat e mobiljeve, eleminon kryesisht shenjat e duarve. Hidhni 1 filxhan amoniak në një litër ujë të vakët. Më pas fërkoni sipërfaqen me lëvizje të vazhdueshme rrethore. Këshillohet që amoniakun ta blini në farmaci.

Limoni: Lëngu i limonit është i këshillueshëm për njollat e mobiljeve. Ju mund ta bashkoni me ujë ose ta ndani përgjysmë dhe të fërkoni njollat e drurit.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë