Mër, Mar 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Dëshironi flokë të shëndetshëm? Ndiqni këto rregulla

Kujdesi ndaj flokëve duhet të fillojë shumë herët, pasi nëse nuk e kanë tretmanin e duhur atëherë me vite flokët fillojnë të rritën më ngadalë dhe të dobësohen.

Më poshtë mund të shihni disa rregulla se si duhet të kujdeseni për flokët tuaj:

Bëni prerjen e duhur

Shpeshherë flokët mund të dëmtohen nga prerja jo e duhur që i bëhen, prandaj zgjidhni me kujdes estetistin.

Përdorni sa më pak shampoo

Shampoot në përgjithësi kanë përbërës të dëmshëm, prandaj duhet të keni kujdes që të mos i pastroni më shumë se njëherë me shampoo.

Mos i pastroni çdo ditë

Flokët e drejta bëhen më shpejtë të yndyrshme, por sërish tentoni që të mos i pastroni çdo ditë.

Thajini me kujdes me peshqir

Mënyra se si i thani me peshqir, mund të ua dëmtojë flokët. Kujdesuni me delikatesë që t’i thani flokët sapo dilni nga dushi.

Mos e përdorni tharësen e flokëve

Tharësja e flokëve është një prej dëmtuesve më të mëdhenj të flokëve. Prandaj, kur keni mundësi lëre flokun të thahet vetvetiu.

Kujdes të veçantë duhet t’i kushtoni sidomos prerjes së tyre. Nëse keni maja të dëmtuara, më e mira është që t’i prisni.

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë