Mër, Tet 28, 2020
Banner Top
Banner Top
Depresioni tek diabeti

Shkruar nga: Dr. Merita Emini SadikuEndokrinologe

🔸Pacientët me sëmundjen e sheqerit tip 2 (diabet tip 2) janë për dy herë më shumë të prirur të përjetojnë simptoma të depresionit se sa personat pa diabet.

🔸Shkaktarët e depresionit në diabet janë të ndryshëm: prirja gjenetike, ushqimi jo i mirë, komplikimet kronike, barnat e shumta, stresi, inbalanca hormonale etj.

🔸Së fundi është parë që terapia konjitive bihejvorale (lloj i psikoterapisë për ndryshimin e sjelljes dhe njohjes) si dhe aktiviteti i rregullit fizik janë treguar dukshëm efektive në trajtimin e depresionit tek diabeti tip 2 sipas Mary de Groot, PhD, Profesor I asocuar i Mjekësisë në Indiana University School of Medicine në Indianapolis SHBA.

🔸Psikologu dhe psikoterapeuti, luajnë rol shumë të rëndësishëm në trajtimin multidimensional të sëmundjes së sheqerit.

🔸Trajtimi i tillë i depresionit nxit kontroll më të mirë të sëmundjes dhe kualitet më të mirë të jetës tek pacienti, familja dhe rrethi ku jeton. /Familja Jonë

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë