Pre, Jan 15, 2021
Banner Top
Banner Top
Çrregullimi i Vëmendjes dhe Hiperaktiviteti (ADHD)

Shkruan: Naile Rrustolli – Psikologe

ADHD është një çrregullim neuro-zhvillimor ipërcaktuar nga dëmtimi i niveleve të pavëmendjes, vështirësive në organizim dhe / ose hiperaktivitetit-impulsivitetit.

Fëmijët me ADHD shpesh hasin vështirësi t’ukushtojnë vëmendje të detajuar ose bëjnë gabime tëpakujdesshme në detyrat e shkollës, në punë ose gjatëaktiviteteve të tjera (p.sh., anashkalon ose humbetdetajet).

Llojet e ADHD: 

pavëmendshëm: Fëmija shfaq pakujdesi/pavëmendjetë konsiderueshme në fusha të shumta pa shfaqurhiperaktivitet ose impulsivitet.

HiperaktivFëmija shfaq kontroll adekuat tëvëmendjes, mirëpo tregon deficite të konsiderueshmenë nivelin e aktivitetit dhe kontrollin e impulsit.

kombinuarForma më e shpeshtë e ADHD në tëcilën fëmija has vështirësi me vëmendjen si dherregullimin e sjelljes/impulsivitetin.

Pavëmendja:• Shpesh hasin vështirësi për të mbajtur vëmendjennë detyra ose aktivitete të lojërave (p.sh., kavështirësi të mbetet i/e përqendruar gjatëligjëratave, bisedave ose leximit të gjatë).• Nuk duket se dëgjon kur i flitet drejtpërdrejt (p.sh.,mendja duket diku tjetër, edhe në mungesë tëndonjë shpërqendrimi të dukshëm).• Nuk ndjek udhëzimet dhe nuk arrin të përfundojëdetyrat e shkollës, punët e shtëpisë (p.sh., fillondetyrat, por shpejt humbet përqendrimin dhe hiqetlehtësisht nga detyra).• Has vështirësi në organizimin e detyrave dheaktiviteteve (p.sh., vështirësi në menaxhimin e detyrave vijuese; vështirësi në mbajtjen e materialeve dhe sendeve në rregull; punë e çrregullt, e paorganizuar; ka menaxhim të dobët tëkohës; nuk i përmbush afatet).• Humbet gjërat e nevojshme për detyra oseaktivitete (p.sh., materialet shkollore, lapsat, librat, mjetet, kuletat, çelësat, punimet etj).

Hipëraktiviteti :• Shfaq lëvizje të duarve/ këmbëve, përpëlitët nëvend.• Shpesh largohet nga vendi në situata kur pritet tëqëndrojë ulur (p.sh., lë vendin e tij / saj në klasë, në situata të tjera që kërkojnë të qëndrojnë nëvend).• Shpesh vrapon ose ngjitet në situata kur është e papërshtatshme. • Has vështirësi për të luajtur ose për t’u marrë me aktivitete të kohës së lirë në heshtje.• Shpesh flet më shumë se sa i kërkohet, vazhdon pa pritur tjetrin të përfundojë bisedën.• Has vështirësi të presë radhën e tij / saj (p.sh.,ndërsa pret në radhë) etj.

Si ndikojnë simptomat tek një fëmijë në:

Shtëpi:➢ Vështirësi në ndjekjen e rutinave të mëngjesit,➢ Vështirësia për të kryer detyrat e shtëpisë dhepunët e përditshme,➢ Dhomë e çrregullt e paorganizuar

Shkollë:➢ Vështirësi në të qëndruarit ulur në karrikë, ➢ Vështirësi në përfundimin e detyrave/aktivitetevenë afatin e caktuar, ➢ Vështirësi në organizimin e materialeve.

Komunitet/sociale:➢ Vështirësi në përshtatjen e sjelljeve ne vendin e lojërave➢ Vështiresi në interaksion social me fëmijët e tjerë.➢ Vështirësi në pritjen e rradhës gjatë lojërave.

Trajtimi:

Terapia Biheviorale: Fokusi është në mësimin e fëmijës. Strategjitë e rregullimit të sjelljes për tëpërmirësuar frekuencën e sjelljeve pozitive, në detyrë.

Modifikoni mjedisin për t’u përqëndruar në pikat e forta dhe shqetësimet e fëmijës.

Nëse fëmija juaj shfaq vështirësitë e lartëcekurarekomandohet konsulta me profesionistë të shëndetit mendor. Intervenimi i hershem do ndihmojë fëmijëntuaj në tejkalimin më të lehtë të vështirësive të cilathas në fusha të ndryshme.

Arkiva

Kategoritë