Shkruar nga: Shqipe Vitija, Psikologe Klinike
INSOMNIA
Është një paaftësi kronike për të fjetur. Disa njerëz mund të kalojnë një kohë të madhe pa i zënë gjumi; të tjerët i zë gjumi herët por zgjohen shpesh gjatë natës; të tjerë flenë lehtësisht por zgjohen shumë shpejt në mëngjes dhe nuk i zë më gjumi.Kemi edhe simptoma shoqëruese si lodhje, plogshti,irritushmëri, paaftësi në përqendrim , mungesë koncentrimi, rritje të oreksi etj.
Sapo personi bie në krevat ose po vesh rrobat e gjumit, nis të mendojë, të shqetsohet: A do të fle dot? A do të jetë si mbrëmë? Me këto mendime personi do të ketë vërtet një natë tjetër si e kaluara duke kaluar kështu në këtë rreth vicioz.
Insomnia mund të shkaktohet nga shumë faktorë si psh drogat, kafeina, alkooli, shqetësimet psikologjike, problemet e ndryshme si : shëndetsore ,familjare , ekonomike,mungesa e aktivitetit, mjedisi jo i përshtatshëm për gjumë, apo zakone të tjera.
Këto crregullime ndodhin kur njerëzit përpiqen të flenë në kohë të papërshtatshme për ritmet e tyre.
Shumicës së njerëzve u duhen u nevoiten tetë orë gjumë.
Disa pika që mundësojnë përmirësimin e gjumit janë:
- Shmangia e barnave për gjumë
- Ndërprerja e konsumimit të kafeinës, (pas drekës)
- Shmangia e përdorimit të telefonave pasi jeni shtrirë
- Të vendosim orar të zgjimit dhe të rënies në gjumë gjithëashtu.
- Mosndërrimi i orarit të gjumit gjatë fundjavave
- Leximi i romaneve
- Ndërprerja e punës mbrëmjeve të cilat jepin ngarkesa të ndryshme.
- Ti shmangemi informacioneve të ndryshme mbas ores 20:00, të cilat mund të jenë dhe percipitues për të rritur problemin me gjumin.
- Aktivitete fizike mbrenda dhe jashtë shtëpise.
- Teknikat e ndrshyshme me efekt relaxues( degjimi ndonje muzike të qetë, teknika e frymarrjës, bërja dush me ujë të vakët) etj.